Shkolla në Shqipëri do të nisë në 27 shtator dhe jo në 13 shtator sikurse ishte vendosur me herët.
Njoftimi i rendesishem u dha nepermjet një dalje të posaçme për mediat nga Ministrja Evis Kushi.
“Viti i ri shkollor 2021-2022, do të nisë në datën 27 shtator dhe do të mbyllet nga data 8 deri në 17 qershor 2022. Të gjitha institucionet arsimore do të jenë të hapura që në daten 1 shtator për të zhvilluar mësim plotesues për 2 javë me radhe, ndërsa viti i ri shkollor do te nise 2 jave me vonë, pra në datën 27. Mësuesit dhe stafet arsimore do të jene me kohë të plotë në pune që nga data 1 shtator. Nxenesit nuk jane te detyruar te shkojne cdo dite ne shkolle gjate dy javeve te mesimit plotesues. Pas publikimit te udhezimit morem ankesa per kohen e paket ne dispozicion. 7 dite jane te pamjaftueshme per shkak te mungesave vitin e kaluar shkollor, keshtu qe vendosem ta shtyjme ne 14 dite afatin e mesimit plotesues, deklaroi Evis Kushi.