Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kujtuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit që u zhvilluan një vit më parë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Paloka përsërit se procesi i vjetshëm ishte ishte një masakër elektorale dhe se qeveria Rama arriti të siguronte mandatin e tretë falë grabitjes.
Ai thekson se PD-ja nuk dorëzohet dhe se do t’ia dalë të ribashkohet e të kthejë pluralizmin në vend.
“Një vit më parë Rama përmbylli masakrën elektorale dhe grabiti mandatin e tretë. Pas një viti, në vend që të ishim në betejë për vendosjen e drejtësisë, rrëzimin e Ramës dhe rikthimin e demokracisë në vend, falë L.B, E.R dhe Y.K jemi në përpjekje për të ribashkuar PD dhe për të shpëtuar pluralizmin në Shqipëri. Nuk është hera e parë që vihemi përballë sfidave të tilla. Po dhe këtë herë do ia dalim, siç ia kemi dalë dhe në situata më të vështira e në fund do të triumfojmë mbi të keqen”, shkruan Paloka.