23-vjeçarja Cai Qijie është një studente kineze që do të mbërrijë në Milano për të ndjekur studimet për master. Referuar mediave italiane, rasti i saj është i ndryshëm nga të tjerët sepse ajo ka bërë vaksinën kundër koronavirusit.

 

Kjo do të jetë një provë e rrezikshme për të kuptuar nëse vaksina në të vërtetë e mbron atë nga koronavirusi, në një kohë kur Italia po vuan nga vala e dytë. Dhjetë ditë më parë, Cai Qijie shkoi vullnetarisht në një laborator në Shaoxing, qytetin e saj të lindjes, ku iu injektua doza e parë e vaksinës nga Sinovac Biotech. Asnjë reagim anësor, por as edhe ndonjë siguri që përveç që nuk e ka lënduar, ajo me të vërtetë e mbron atë nga COVID-19.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në pak ditë do t’i kryhet injeksioni përforcues dhe më pas ajo do të niset për në Itali. Nëse gjithçka shkon mirë, do të jetë një sukses i madh për shkencën kineze, përndryshe reagimi ndërkombëtar dhe vendas do të ishte katastrofik.