Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra dhe kritika të forta ndaj SPAK për hetimin ndaj Ardian Dvoranit i denoncuar nga Presidenti Ilir Meta.

 

Sipas tij, SPAK hetoi kampionin e antikorrupsionit, ndërsa gjyqtarë dhe prokurorë me pasuri marramendëse të përjashtuar nga vettingu nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kampionit me vulë të DASH është futur nën hetim nga SPAK për një denoncim të atij që jo unë por gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut. Si ka mundësi? Bën sahatin aviceran me Ardian Dvoranin që sot e gjithë ditën jeton në një apartament të para viteve ’90”. Për të mos folur për këtë non gratën e madhe që e kemi në mes të sheshit bashkë me shpurën e tij që na thotë se nuk ulemi të negociojmë për presidentin”
Këtu është siç thoshte një plakë rome që e doja shumë kur isha i vogël, të kesh dy, një ta mbash e një ta çash, se një nuk mjafton. Çështja e non-gratës së madhe nuk është një çështje e Amerikës, është e Shqipërisë, nuk është një hall i DASH, është një hall i popullit shqiptar dhe sfida në fakt, në thelb, nuk është një sfidë që non-grata e madhe me ata të verbrit që ndjekin pas ia bëjnë Amerikës”, tha Rama.