Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka falenderuar SHBA për kontributin e tyre për Forcat e Armatosura shqiptare.

 

Me anë të një video në rrjetet sociale, Peleshi është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar në modernizimin e FA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ministri Peleshi shpreh gjithashtu mirënjohjen për bashkëpunimin në një shekull të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, por në mënyrë të veçantë në fushën e mbrojtjes.

 

“Një shekull marrëdhënie diplomatike me SHBA. Mirënjohje për gjithçka që ata kanë bërë për modernizimin e Forcave të Armatosura”, shkruan Peleshi përkrah videos së publikuar në faqen zyrtare me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ministri Peleshi e cilëson ndër më intensivët bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe një tregues më i fundit është investimi i madh që po bëhet në bazën Ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë tashmë bazë e NATO-s.

Besueshmëria ndaj Shqipërisë si aleat i denjë i NATO-s është shprehur edhe në zhvillimin e një prej stërvitjeve më të mëdha të 30 viteve të fundit në territorin e saj, “Defender 2021”-tha Ministri Peleshi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";