Një pjesë e mësuesve nnë Shqipëri refuzojnë vaksinimin me Astrazeneca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një pjesë e mësuesve nnë Shqipëri refuzojnë vaksinimin me Astrazeneca

Ka filluar këtë të martë vaksinimi i arsimtarëve në Korçë. Dozën të parë të injeksionit të AstraZeneca e morën mbi 40 mësues, ndërsa shumë të tjerë hezituan që të bënin injeksionin.

 

MIKEL LLOGORI

DREJTOR, KUJDESI SHENDETESOR NE KORÇE

Advertisement

 

Kemi pasur dhe bluza të bardha që nuk u vaksinuan dhe pse ishte një lloj vaksine e llojit tjetër. Kështu që nuk mund t’i referohemi vaksinës.

 

Ndërkohë në Gjirokastër procesi i vaksinimit ka vijuar normalisht. Rreth 80 mësues dhe sanitarë të shkollave të mesme dhe atyre 9-vjeçare morën dozën e parë.

Advertisement

 

Mesues

 

Sapo e bëra. Jam shumë mirë. Është një shans që na u dha ne mësuesve. Të gjithë mësuesit e kemi pranuar pa imponim.

Advertisement

 

 

Mesues

Besoj tek shumica dhe nuk kam asnjë lloj frike.

Advertisement

 

Vaksinimi i arsimtarëve është shtrirë dhe në Berat, Durrës e Elbasan.

Sipas informacioneve, pranë drejtorive arsimore përkatëse edhe në këto qytete shumë mësues kanë hezituar që të marrin dozën.

Kjo për shkak të dyshimeve të ngritura mbi efikasitetin e vaksinës “AstraZeneca”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy