Deputeti i PD, Tritan Shehu do të jetë sot në krah të ish kryeministrit Sali Berisha i cili do të zhvillojë pasditen e sotme “Foltoren” në Gjorokastër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu thotë se mbërritja e Berishës në qarkun jugor është një ngjarje e veçantë për demokratët.

“Berisha sot ne Gjirokaster! Nje ngjarje e vecante kjo per demokratet, per te gjithe banoret e nderuar te ketij Qarku me vlera e kontribute te pa llogariteshme ne zhvillimet historike te vendit tone.
Te ketij Qarku qe po ndjen mbi “shpinen” e tij te gjithe arogancen, perbuzjen e ketij rregjimi antidemokratik.
Vetem nje PD e gjere, e hapur, dinamike, si themeli i opozites shqiptare mund te perballet e te fitoje mbi kete rregjim, duke i kthyer edhe ketij Qarku hapesirat, mundesite, lirite, bere realitet aspiratat e te gjithe banoreve te tij.
Berisha do te dialogoje sot pikerisht per keto nga “foltorja” e tij ne Hotel Olimpik te Gjirokastres, ora 18.00”, shkruan Shehu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";