Një muze për hebrejtë dhe rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e tyre do të ngrihet në Vlorë. Për finalizimin e këtij projekti ministria e kulturës firmosi marrëveshjen me fondin shqiptaro-amerikan të zhvillimit.

Vlorës do t’i shtohet nje muze per hebrejte. Kjo fale marreveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Amerikano-Shqiptar për Zhvillim. Sipas Ministres, Elva Margariti kjo marrëveshje do të shërbejë jo vetëm për të mbajtur gjallë një histori, por edhe për të lidhur dy vendet me njëri-tjetrin.

ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
“Marrëveshja që nënshkruajmë sot është jo vetëm një dokument që shënon një gur kilometrik në njohjen e historisë së rrallë shqiptare në vitet e errëta të Holokaustit, por është për institucionin e Ministrisë së Kulturës, e për qeverinë që kam nderin të përfaqësoj sot, një hap historik në mendësinë e re të krijimit e menaxhimit të muzeve. Dhe më vjen mirë që partner yni në këtë nismë është sërish Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim AADF, miku im dhe i shqiptarëve, Michael Granoff, që na u bashkua posaçërisht sot, e me të cilin kemi realizuar jo pak punë të mira e shumë të tjera, edhe më sfiduese na presin”.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, ishte dhe kryetari i Bordit të Fondit Amerikano-Shqiptar për zhvillim, i cili vleresoi ndihmen e popullit shqiptar per hebrejte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MICHEAK D.GALRANOFF
KRYETAR I BORDIT TE AADF
“Si në praktikën më të mirë të filantropisë në kulturë në botë, Fondacioni do e ndihmojë muzeun të ngrejë ura lidhëse me komunitetin hebraik dhe institucionet ndërkombëtare studimore, të cilat bashkërisht do të kontribuojnë në ngritjen e fondit dhe përmbajtjes së Muzeut dhe do i mundësojë atij të zhvillojë një program bashkëkohor”.

Muzeu do të shërbejë si pikë qendrore kulturore dhe synon te shnderrohet edhe ne nje destinacion per turistet.