Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Andrea Haxhiajn, 64-vjeçari që humbi jetën këtë të martë nga zjarret në vend.
Kreu i qeverisë shprehet se operacioni për shuarjen e flakëve po vijoj pandërprerje.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër”, shkruan Rama.