Nje aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 automjete, të cilat lëviznin me drejtimin Lushnjë-Fier, ndërsa shkak për ngjarjen është bërë një gomar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e këtij aksidenti.

Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa ka dëme të konsiderueshme materiale./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";