Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me protestën e 8 janarit.
Lideri demokrat do të japë qëndrimet e tij lidhur dhe me akuzat e bëra nga paraardhësi i tij, Sali Berisha.
Advertisement
Ish-kryeministri tha një ditë më parë se në selinë blu ditën e protestës kishte njerëz të armatosur dhe se armët i nxorrën me makinën e Bashës për të mos i kapur policia.