![Një 15-vjeçare nga Tetova humb jetën nga koronavirusi](https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2021/09/d.jpg)
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut tha se në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar gjithsej 26 viktima dhe 905 të infektuar me koronavirus.
Mes viktimave, ishte edhe vajzë 15-vjeçare nga Tetova e cila ka humbur jetën, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, konfirmuan autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut.
“Bëhet fjalë për një paciente, e cila nuk ishte vaksinuar dhe për të cilën nuk kemi detaje nga të dhënat që kemi marrë nga babai i saj, nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera kronike.
Por, është një vajzë që kishte mbipeshë, gjë që bart rrezikun e sëmundjeve të komplikuara dhe të rënda”, tha Millena Stevanoviç, drejtore e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup.
Numri total i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veirut ka arritur në 5,954 ndërsa i rasteve aktive është 14,785.