“Nisma Thurje” padit Erion Veliajn” SPAK të hetojë lidhjet e Ndrangheta në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nisma Thurje” padit Erion Veliajn” SPAK të hetojë lidhjet e Ndrangheta në Shqipëri

Çështja ‘Ndrangheta’ përfundon në SPAK. Ndërsa organi i akuzës ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje për hetimin, Nisma Thurje depozitoi një kallëzim për grupin mafioz italian.

Në përgjimet e Ngranghetas përmenden zyrtarë të lartë shqiptarë si të përfshirë në pastrimin e parave dhe në dhënien e lejeve për kulla e për tendera.

Nisma “Thurje” kërkon zbardhjen e akuzave duke hetuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

 

Advertisement

ENDRI SHABANI

NISMA “THURJE”

 

Deri tani janë sjellë në SPAK 1000 zyrtarë të lartë dhe sot ne kemi sjellë dosjen e 1001. Nuk vijmë më në SPAK. Kemi sjellë këtë dosje sepse besojmë se ende se SPAK nuk do t’i marrë të gjithë ata para që janë hedhur për reformën në drejtësi për të na treguar 1001 përralla. Nuk po merr fund epoka e pandëshkueshmërisë.  Kemi sjellë këtu disa fakte që janë në media. Sipas Kodit të Procedurës Penale SPAK nuk duhet të priste por të hapte hetim. Vërtet ne i kemi sjellë sot gjurmët SPAK-ut por ‘ujkun’ ata e kanë pasur këtu.

Advertisement

 

Përfaqësuesi tjetër i kësaj nisme, Pano Soko tha se hetimi është në duart e SPAK për të zbardhur lidhjen e pushtetit me mafien.

 

PANO SOKO

Advertisement

NISMA THURJE

 

Ata që e pësojnë nga rritje e çmimeve që u bëjnë apartamenteve në mënyrë të palogjikshme. Qytetarët nuk arrijnë të përballojnë çmimet e rrezikshme. Ky nuk është më qyteti i qytetarëve por i atyre njerëzve që kanë krijuar të ardhura nga droga. Ky investigim që shpresojmë që SPAK ta çojë deri në fund të në kthejë qytetin.

 

Advertisement

Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj i mohoi akuzat, duke thënë se përgjimet po përdoren kundër tij për qëllime politike.

Ndërkohë SPAK, bëri të ditur se do të kërkojë informacion nga pala italiane për të vendosur më pas nëse do të nisë apo hetimet për këtë çështje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy