Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë filluar punimet e rehabilitimit në aksin Qafë Kashar-Rinas, të cilat pritet të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike.
ARRSH ka dhënë informacione edhe për devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit.
Punimet e planifikuara kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe konsistojnë në:
– Skarifikimin e shtresave egzistuese asfaltike dhe realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë.
– Rifreskimin e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore përgjatë të gjithë segmentit rrugor Kryqëzim Rinas–Rinas-Qafë Kashar. Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut të punimeve të miratuar, i cili do të zgjasë për një periudhë 30 ditore kjo edhe në varësi të kushteve atmosferike. Nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku do të shtyhet me përmirësimin e motit.
Kryerja e punimeve do të bëhet përgjatë gjithë ditës me orë të zgjatura dhe do të ndahet me 3 (tre) faza si më poshtë:
FAZA E PARË: DREJTIMI QAFË KASHAR–UNIVERSITETI EPOKA
Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 7-10 ditë.
- Dita e parë e punimeve do të jetë në Qafë Kashar dhe përfundimi në Universitetin Epoka, do të punohet në të dyja korsitë.
- Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas në drejtim të aeroportit të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.
Mjetet do të udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore. Segmenti i autostradës Qafë Kashar–Vorë dhe Vorë–dalje Fushë Krujë–Kryqëzim Rinas–Rinas (Aeroport)–Universiteti Epoka dhe anasjelltas do të jetë i aksesueshëm.
FAZA E DYTË: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT
Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 5-7 ditë.
- Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.
- Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar.
Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë-Drejtimi Durrës.
Gjatë Fazës së parë dhe të dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).
FAZA E TRETE: RINAS AEROPORT -KRYQËZIM RINAS
Punimet në këtë segment do të vazhdojë për 7-10 ditë.
- Faza e tretë e punimeve do të jetë nga Rinas Aeroport-Kryqezim Rinas(Ahmetaq), ku do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Rinasit në drejtim të Vorës për në Hyrjen e Autostradës Tiranë–Durrës dhe do të përdorin segmentin Qafë Kashar–Rinas (aeroport).