Sot, në aeroportin e Kukësit “Zayed Flatrat e Veriut” nisin zyrtarisht fluturimet ndërkombëtare.
Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zyrih, “Illyrian Eagle”. Fluturimi i kthimit do të kryhet atë ditë, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zyrih.
Kryeministri Edi Rama publikoi dy foto dhe lajmin se sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines.
“MIRËMËNGJES dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë”, shkruan Rama.
Autoritetet thonë se janë marrë të gjitha masat teknike që I gjithe procesi të jetë i suksessëm. Synim sipas tyre,mbetet tërheqja e sa më shumë linjave ajrore nga jashtë vendit.