Ky fillim viti do të shënojë hapjen e thirrjes së dytë për të gjithë ata familjarë që duan të vendosin panele diellore, për ngrohjen e ujit. Bëhet fjalë për skemën që subvencionon qeveria me 70% të vlerës.
Kreu i drejtorisë së eficencës së energjisë thotë se janë 20 mijë panele që do të jepet për familjet këtë vit.
Advertisement
Në thirrjen e parë të ministrisë së energjisë gjatë muajve nëntor-dhjetorë përfituan 2 mijë qytetarë, ku përfituesit kryesorë ishin nga kryeqytetit
Advertisement
Nisma e qeverisë për të vendosur panele diellore erdhi si një nevojë për të kursyer energjinë elektrike. Sipas të dhënave ngrohja e ujit zë rreth 20% e konsumit të energjisë së një familjeje në muaj.
Advertisement
Advertisement