Belind Këlliçi, kryetari i komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit të Rithemelimit ka bërë me dije se ka nisur procedura për punimet dhe verifikimin e kërkesave nga delegatët, për mbledhjen e Kuvendit.

 

Në fjalimin e tij Këlliçi u shpreh se ky komision do të ngarkojë 72 përfaqësues të të gjitha degëve të PD në Shqipëri. Ky grup prej 72 emrash, do të bëjë verifikimin e delegatëve në Kuvend.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do të verifikojmë numrin e kërkesave që janë drejtuar për të thirru Kuvendin Kombëtar. Ky Komision do të ngarkojë 72 përfaqësues për të gjitha degët e PD për të verifikuar secilat firma. Kjo trupë në këtë moment në zbatim të statutit do të bëjë verifikimin e prezencës së delegatëve. Sekretariati teknik ngarkohet të kryejë të gjitha verifikimet përkatëse. Verifikimi do të bëhet nëpërmjet teknologjisë që mundëson në kohë reale pjesëmarrjen. Kryefjala e këtij Kuvendi do të jetë transparenca. Askush nuk i trembet të vërtetës. Në këtë Kuvend prevalon vetëm e vërteta”, tha Këlliçi,