Në Serbi të enjten ka nisur vaksinimi i popullsisë kundër virusit COVID-19. E para që mori vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNtech në Institutin “Torlak” për Virologjinë ishte kryeministrja e vendit Ana Brnabiç.
Më pas vaksinën e morën edhe ministry i Punës dhe dy virologë, anëtarë të shtabit të krizave.
Sasitë e para të 4800 vaksinave të Pfizer dhe BioNtech mbërritën në Serbi të martën dhe nga e enjtja ato do të merren nga përdoruesit e shtëpive të të moshuarve në Beograd dhe Novi Sad.
Serbia është vendi i parë në rajon që siguroi vaksinën nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sipas zyrtarëve, 20 mijë doza të tjera të vaksinës pritet të mbërrijnë brenda disa ditësh, ndërkohë që 340,000 doza të tjera priten në muajin janar.