Fushata e vaksinimit për personelin shëndetësor u shtri kete te enjte edhe qytetin e Beratit. 150 mjekë dhe infermierë morën dozën e parë të vaksinës Pfizer, raporton Vizion Plus.
Kryeministri Rama i pranishëm në nisje të këtij procesi tha se pranvera do të jetë një periudhë intensive vaksinimi
EDI RAMA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KRYEMINISTER
Duhet të përgatitemi për të patur një rrjet kapilar jo vetëm me qendra shëndetësore por edhe ushtrinë dhe studentë të infermierisë. Pranvera do të kthehet në një vaksinim intesiv dhe t’ja dalim të renditemi shumë lart në vendet që vaksinojmë.
Nërkohë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu pohoi se fushata e vaksinimit pas personelit shëndetësor do të vazhdojë edhe me targert grupet e riskuara.
Me vaksinimin e sotëm të përsonelit shëndetësor në Berat mbyllen 10 mijë vaksinime në total, proces i cili po vijon edhe në Kukës.