Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili pritet që të zgjasë rreth 45 minuta.

 

Në takimin që do të mbahet në Departamentin e Shtetit, në qendër të diskutimit pritet të jetë edhe situata mes Ukrainës dhe Rusisë, e ku Shqipëria është deklaruar në mbështetje të SHBA-se dhe NATO-s.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pritja e Edi Ramës nga Antony Blinken u pri një ditë më parë nga një ceremoni e organizuar nga ambasada shqiptare në Amerikë në Neë York, për fillimin e mandatit dy vjeçar të vendit tonë si anëtar i Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.