Ka mbërritur pjesa më e madhe e bazës materiale për procesin zgjedhor në qarkun e Shkodrës. Sipas nënkryetarit të ZAZ numër dy në këtë qark, duke filluar nga dita e enjte materialet do fillojnë të shpërndahen pranë njësive administrative përkatëse për t’u vendosur më pas pranë qendrave të votimit.
“VLASH PJETRI – NËNKRYETAR I ZAZ NUMËR 2 NË SHKODËR
Kanë ardhur monitorët janë montuar tavolinat. Kanë ardhur kamerat e sigurisë që do shpërndahen për çdo qendër votimi, kutitë e fshehta. Pritet që nesër të vijnë dhe kutitë e votimit dhe fletët e votimit.”
Advertisement
Problem deri më tani mbetet zona e Dukagjinit, e cila vazhdon të jetë e bllokuar prej më shumë tre muajsh për shkak të borës.
“Atëherë rruga Theth-Thogë është e bllokuar prej disa kohësh por është e hapur rruga e krahut tjetër që lidh zonën e dukagjinit me shalën. Pra rruga është e hapur për qarkullim qarkullohet çdo ditë. Uroj që të mos kemi problematika në raste këtë rast të tillë. Ngelet për t’u parë vendimi i KQZ.”
Advertisement
Institucioni i administrimit te procesit zgjedhor po shqyrton edhe mundësinë që baza materiale të transportohet me helikopter, kjo për shkak të amortizimit të aksit rrugor që lidh Dukagjinin me Shalën.