Sot ka nisur punimet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, i cili u miratua me shumicë votash nga mazhoranca më 6 qershor.

E pranishme në këtë mbedhje ishte edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Ministrja Spiropali deklaroi se procesi i negociatave me qëllim anëtarësimin e plotë në BE do t’i japë hov demokratizimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Spiropali: Metodologjia e re e anëtarësimit kërkon vazhdimësinë e reformave. Një nga sfidat kryesore lidhet me domosdoshmërinë për vazhdimin e mëtejshëm dhe thellimin e reformave themelore, duke përfshirë Reformën në Drejtësi, funksioninim e institucuioneve demokratike dhe reformën në administratën publike. Qeveria shqipare ka udhëhequr një process  kompleks shqyrtimi analitik në Bruksel. Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë brenda 6 muajve të parë të vitit 2024. Procesi screening ka pasur rezultat të plotë. Lidhur me grupin e negociatave për grupin e parë themeloret institucionet shqiptare kanë punuar për hartimin e dy udhërrëfyesve. Paralelisht me punën për hartimin e piketave hapëse është hartuar edhe drafti i parë i pozicionit negociues për themeloret. Të gjitha këto masa janë marrë për të siguruar që Shqipëria të jetë gati për konferencën e dytë ndërqeveritare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deputetët e opozitës kanë vendosur që të mos marrin pjesë as në Komisionin Antikorrupsion, as në atë për luftën kundër dezinformimit, i cili drejtohet nga socialisti Erjon Braçe. Ministrja tha se dora e mazhorancës do të jetë gjithmonë e shtrirë për dialog me opozitën.

Spiropali: Dora jonë për kolegët e opozitës mbetet e shtrirë. Dialogu brenda Kuvendit përbëjnë një qasje të nevojshme për një cikël të ri reformimi, demokratizimi dhe forcimi të rolit të Kuvendit. Qeveria shqiptare dhe institucionet janë dhe do të mbetet në dispozicion të këtij Komisioni./vizionplus.tv