Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi kantierin e për ndërtimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII.
BELINDA BALLUKU
MINISTRE E INFRASTRUKTURËSAdvertisementKy segment është dallëndyshja e parë e korridorit të tetë. Pavarësisht se janë 5 km e para, është e rëndësishme që këtu të eci puna siç duhet. Ne ndërkohë jemi duke punuar për by-passin e Elbasanin, që është shumë i rëndësishëm dhe prioritet për ne.
Ministrja tha rruga e re po ndërtohet me standarde.
BELINDA BALLUKU
MINISTRE E INFRASTRUKTURËSNga ana tjetër do ndërtojmë segmentin e dytë të këtij korridori. Rruga është kategori B, për t’ua sqaruar qytetarëve, është e ngjashme dhe me të njëjtat parametra me By Passin e Fierit.
Advertisement
Ky aks pritet që të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit.