Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për ndërtimin e rrugës alternative nga Mbikaloimi i Kasharit deri në Aeroportin e Rinasit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ARRSH njofton se ky aks do të jetë gati për kalim brenda këtij viti.
Kjo rrugë pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në hyrje-dalje të aeroportit më të madh në vend.
“Vazhdon puna me ritme për realizimin e rrugës alternative nga Mbikalimi i Kasharit deri në Aeroportin e Rinasit
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Kjo rrugë krejtësisht e re do të realizohet me të gjitha standardet dhe elementet e sigurisë rrugore dhe do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në hyrje-dalje të terminalit. Punimet priten të mbarojnë brenda këtij viti”
Ky vendim i ARRSH vjen pas protestave të shumta të qytetarëve të zonës së Rinasit në muajin Maj të cilët kundërshtuan me forcë kalimin vetëm në një drejtim të “Kashar-Rinas”.