
Ka filluar puna për riforcimin e pallateve të dëmtuara me shkallë dëmi DS4 ne Durres.
Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka inspektuar punimet në disa pallate në zonën e Plazhit të cilët po përforcohen në bazë të projekteve të hartuara nga studiot e projektimit.
Kryebashkiakja Sako deklaroi se ndërhyrja në këto DS4 konsiston në prishjen e shkallëve dhe ndërtimin nga e para, nga kati zero deri në katin e fundit së bashku me muraturën e dëmtuar.
Përvec 103 pallateve DS4 që ndodhen në qytetin e Durrësit, bëhet e ditur se në qytet dhe njësitë administrative të kësaj bashkie janë edhe 120 banesa individuale të cilësuara DS4 nga ekspertiza e institutit të ndërtimit, për të cilat do të zbatohet e njëjta procedurë.
Afatet për përfundimin e pallateve DS4 janë 6 muaj, por firmat zbatuese të punimeve kanë premtuar që ti përfundojnë punimet para afatit. Aktualisht në 4 pallate kanë filluar punimet, ndërsa për 10 të tjerë janë miratuar fondet përkatëse.