![Nis procesi i vaksinimit/ Rama merr dozën e dytë të vaksinës “Pfizer”](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/02/4564-657x400.png)
Nis procesi i dozës së dytë të vaksinimit kundër Covid në stadiumin “Air Albania”.
Me mbërritjen e 1170 dozave të vaksinës Phizer mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama ka injektuar këtë të martë dozën e dytë të vaksinës.
Po ashtu, dozën e dytë e ka marrë edhe shefja e infektivit Najada Çomo dhe mjekë të tjerë.
Kryeministri Edi Rama tha dje se ka marrë premtim nga Pfizer që edhe dozat e tjera do të mbërrijnë brenda shkurtit, raporton “Vizion Plus”.
Advertisement
Rama shtoi para gazetarëve se po komunikohet në mënyrë intensive edhe me katër shtete të tjera për sigurimin e vaksinës anti-COVID. A