Duke filluar nga sot gradualisht vendi ynë nis të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Moti parashikohet me vranësira të dendura në të gjithë territorin.
Duke filluar nga orët e drekës dhe kryesisht ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje mestare dhe shpejësi 2-8m/sek.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pas orëve të pasdites fiton itensitet dhe behët tepër e fortë dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-17m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 15°C, në zona e ulëta 5 deri 19°C, në zona bregdetare 7 deri 17°C.
I ndikuar nga vlera të ulat të presionit atmosferik dhe masa ajrore të lagështa me origjinë perëendimore Rajoni i Ballkanit do të parashikohet me mot të vranët në pjesën më të madhe të tij. Vranësirat përgjatë pjesës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Sa i përket kontinentit Europian pjesa më e madhe e tij do të jetë me mot të vranët si dhe reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Ndërkohë veriperëndimi i Italisë dhe Ballkani perëndimor do të preken nga reshjet e shiut me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Vlen për tu theksuar se pellgu i mesdheut do të ndikohet nga erërat intensive me drejtim jugor duke rritur ndjeshëm dallgëzimin në dete.