Nis gjyqi për inceneratorin e Elbasanit/ Nën akuzë 10 persona, mes tyre Lefter Koka e Alqi Bllako

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis gjyqi për inceneratorin e Elbasanit/ Nën akuzë 10 persona, mes tyre Lefter Koka e Alqi Bllako

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar.

 

Shkak u bë mungesa e avokatit të Etleva Kondit, si dhe mbrojtësi ligjor i kompanisë “Albtek Energy “.

 

Advertisement

Akuza u përfaqësua nga Klodian Braho, i cili ka qenë edhe pjesë e seancës paraprake si dhe Arben Kraja, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

 

Prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit të të pandehurve, pasi ata u bënë shkak për shtyrjen e seancës.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri, Lefter Koka, nuk ishin të pranishëm.

Advertisement

 

Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhyl Çabiri e Serafin Papa. Ndërsa në kërkim janë tre administratorët: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja.

 

Mbi të gjithë personat e mësipërm rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni aktiv dhe pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Advertisement

 

Gjatë seancës së sotme, i pranishëm ishte edhe kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka, qe eshte i aferm i ish-ministrit te mjedisit, Lefter Koka.

 

Ndërkohë, gjykata kërkoi të merret informacion nga Interpol Tirana, nëse masat e sigurisë “Arrest në burg” për 3 pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja janë ekzekutuar apo jo.

Advertisement

 

Seanca e radhës u caktua në 7 prill.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy