Nipi vret xhaxhain dhe më pas veten/ Zbardhen emrat e viktimave në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nipi vret xhaxhain dhe më pas veten/ Zbardhen emrat e viktimave në Vlorë

Zbardhen emrat e personave që humbën jetën pasditen e sotme në Vlorë.

Mësohet se shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, shtetasin Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten.

“Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia,

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy