Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Kryetarja Nikolla i shprehu Santos vlerësimet e larta për punën e shkëlqyer si Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Evropian si edhe mbështetjen pa kushte për çeljen e negociatave dhe avancimin drejt mbajtjes sa më shpejt të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Parlamenti Evropian ka qenë gjithmonë mbështetësi i zëshëm i të ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Nisma e Presidentit Sassoli për krijimin e dialogut mes Kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian ka qenë një mjet domethënës i bashkëpunimit dhe përkushtimit politik për integrimin evropian të rajonit.”, theksoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kryetarja Nikolla e informoi dhe Raportuesen Santos edhe mbi punën që po bëhet nga Kuvendi dhe institucionet e tjera të vendit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian të vitit 2021, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura në Konkluzionet e Këshillit, në mars 2020, për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga krahu tjetër, Isabel Santos vuri në dukje arritjet e Shqipërisë në rrugëtimin evropian dhe realizimin e reformave, të cilat duhet të avancojnë, jo vetëm për shkak të kërkesave e standarteve integruese, por si përgjigje ndaj aspiratave e nevojave të qytetarëve shqiptarë.

Kryetarja Lindita Nikolla dhe Raportuesja Isabel Santos biseduan edhe mbi disa aspekte të vazhdimit të reformave të rëndësishme si reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut, reforma zgjedhore etj. Me opozitën në Kuvend, është krijuar një momentum i ri dhe klimë pozitive për dialogun dhe avancimin e reformave.