![Ngricë e madhe dhe akull në qarkun e Elbasanit, probleme në disa rrugë, lirohet Qafë Thana](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/02/150009325_1248850385509568_4851182368181556600_n-533x400.jpg)
Qarku i Elbasanit ka probleme të konsiderueshme me praninë e ngricës në shumë akse rrugore.
Gjate nates temperatura e uleta nen zero kanë qënë dominuese në ëtë gjithë qarkun thuajse dhe kjo ka bere qe te kemi ngrica të mëdha.
Në aksin rrugor Elbasan – Qafë Thanë, është permiresuar segmenti Qukes-Pishkash pas hedhjes se kripes nga firma kontraktore dhe qarkullimi kryhet pa zinxhire.
AdvertisementNë aksin rrugor Elbasan – Tiranë qarkullimi funksionon rregullisht pa zinxhirë.
Ne askin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende qe ka prani ngricash e po hidhet kripe nga firma kontraktuese. Qarkullimi keshillohet me zinxhire.
Në aksin rrugor Cerrik-Gramsh ka pasur ngrica ne kthesa te forta. Është hedhur kripë e qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin rrugor Librazhd-Stebleve po punohet per hapjen e segmentit Fushe Studen-Klenje. Qarkullimi është I detyrueshëm me zinxhire.
AdvertisementPërsa i perket rrugeve rurale po punohet ne te 7 bashkite per hapjen e akseve te bllokuara.
Ndërkohë sa I takon bashkisë Elbasan, punonjësit po hedhin kripë në rrugët e brendshme dhe në trotuaret e qytetit.