Ngjela: Rama të japë dorëheqjen! Ne s’kemi shpëtim tjetër veç bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjela: Rama të japë dorëheqjen! Ne s’kemi shpëtim tjetër veç bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të homologut, Albin Kurti, në kuadër të zhvillimeve të fundit në Ballkan.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati Spartak Ngjela shprehet se e pa këtë vizitë si të detyruar. Sipas tij, kryeministri Rama është ai i cili ka krijuar konflikt me elitën politike kosovare.

“E detyruar ishte, sepse krijoi konflikt. Ka krijuar konflikt në një segment kohor thuajse të gjatë, me presidenten e Kosovës, me kryeministrin e Kosovës.”

Ndër të tjera, Ngjela u shpreh ashpër se vetëm me dorëheqjen e Ramës mund të ketë shpëtim. Zgjidhja e vetme sipas tij, mbetet bashkimi kombëtar.

Advertisement

“Në statusin tim thosha sot, se çdo kryeministër që bie ndesh dhe në konflikt me elitën politike të Kosovës, president dhe kryeministër duhet të japë dorëheqjen. Do japë dorëheqjen, sepse ne nuk kemi asnjë shpëtim tjetër me përjashtim të bashkimit kombëtar. Dhe forca politike sot e shqiptarëve është në Prishtinë. Shqipëria dhe Koosva, pa bashkim kombëtar nuk janë shtete viabël.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy