Një plagosje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në zonën e ish-Bllokut. Një 41 vjeçar është qëlluar disa herë me thikë nga dy persona të tjerë, që tashmë janë në kërkim nga policia.
Plagosja ka ndodhur në ambjentet e një lokali në këtë zonë. Mësohet se Eder Dorzi ka qënë në një tavolinë me dy agresorët ku pas një debati këta të fundit kanë nxjerrë thikën dhe e kanë goditur disa herë duke e plagosur rëndë.
Advertisement
41-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi më heret ka qënë i arrestuar për prostitucion.
Ai ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë, ndërkohë policia e Tiranës ka fshehur ngjarjen dhe nuk e ka raportuar për mediat.
Advertisement