Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Itali, përgjatë hekurudhës Milan-Livorno.
Një shqiptar ka mbetur i vdekur në vend pasi u përplas tragjikisht nga treni.
Advertisement
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 46-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Shqiptari kishte zbritur në shina për të marrë një objekt ndërsa drejtuesi i trenik nuk ka mundur të ndalojë edhe pse ka ulur shpejtësinë.
Advertisement
Trupi i viktimës është nxjerrë i copëtuar nga shinat ndërsa është ndërprerë transporti hekurudhor në këtë zonë.