Ngjarja që tronditi Greqinë, arrestohet burri për vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare: E mbyti në sy të foshnjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zhvillime të bujshme vijnë nga vendi fqinj në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Karolina disa javë më parë, e cila mbeti e vdekur gjatë grabitjes brenda banesës së saj nga persona të panjohur.

Policia e Athinës doli në një deklaratë për mediat pasditen e sotme, duke njoftuar se kanë prova të forta të besojnë se vrasësi i 20-vjeçares është pikërisht bashkëshorti i saj 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos, i cili është me profesion pilot.

“Protothema”, duke iu referuar burimeve policore, raporton se ka informacione të mjaftueshme që dokumentojnë fajësinë e 32-vjeçarit. Ai është shoqëruar në polici dhe do të merret sërish në pyetje, por kësaj radhe duke i vënë përpara provat e reja që kanë siguruar hetuesit.

Në konferencën për shtyp me gazetarët, zyrtarët e Policisë së Athinës sqaruan se arrestimin e 32-vjeçarit e shtynë me një ditë për shkak se dje ishte përkujtimorja e Karolinës dhe bashkëshorti i saj kishte kërkuar leje që të merrte pjesë në ceremoni. Sot ai është ndaluar dhe arrestuar.

Advertisement

Zbardhja e ngjarjes që ka tronditur opinionin publik jo vetëm në Greqi por edhe në vende të tjera, për shkak se Karolina ishte me origjinë britanike, u bë përmes teknologjisë dhe telefonave të çiftit. Konkretisht, hetuesit grekë thanë se Karolina mbante në dorë një orë inteligjente natën e ngjarjes tragjike.

Me ndihmën e kësaj ore u provua koha e saktë e vdekjes së Karolinës, pasi aparati kishte regjistruar pulsin e 20-vjeçares. Deklarimet që kishte dhënë në polici momentet e para burri i 20-vjeçares për kohën e vdekjes së bashkëshortes nuk përshtaten me kohën që tregon ora inteligjente për pulsin që i rrihte Karolinës. Autoritetet kanë në dorë edhe një provë tjetër të rëndësishme.

Një kamera sigurie në shtëpinë e çiftit thuhet se ka regjistruar ekzaktësisht çfarë ndodhi atë natë, por karta e memories i është hequr në një kohë që nuk korrenspondon me mometin kur ndodh krimi. Gjithashtu, hetuesit thanë në konferencë se 32-vjeçari ka bërë deklarata kontradiktore që nuk përputhen me provat që ata kanë.

20-vjeçarja mbeti e vdekur gjatë grabitjes në banesën e saj. Ajo u gjet e pajetë pranë vajzës së saj 1-vjeçare. Karolina ishte mbytur nga grabitësit, sipas informacioneve të para të ngjarjes. Ndërsa piloti 32-vjeçar kishte dëshmuar se grabitësit nuk i lidhën atij sytë dhe gojën dhe kishte humbur ndjenjat.

Advertisement

Pasi ishte zgjuar, kishte parë të vdekur gruan e tij, ndërsa pranë trupit të pajetë të 20-vjeçares qëndronte vajza e tyre 1 vjeç. Por me provat e reja që kanë siguruar hetuesit, ngjarja ka marrë tërësisht rrjedhë tjetër. Nga një bashkëshort fatkeq, 32-vjeçari tani akuzohet për vrasjen e gruas së tij. 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy