Ngjarja në Kavajë/ Reagon Meta: Të zbardhen rrethanat e vdekjes, para drejtësisë përgjegjësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarja në Kavajë/ Reagon Meta: Të zbardhen rrethanat e vdekjes, para drejtësisë përgjegjësit

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë.

 

Presidenti e ka konsideruar si të papranueshëm faktin që një i ri mund të humb jetën brenda institucioneve shtetërore.

 

Advertisement

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.
Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.

Në fund të reagimit të tij, Meta ka bërë thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të ngjarjes dhe vendosjen para drejtësisë të personave përgjegjës.

Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy