Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka folur për situatën në Partinë Demokratike dhe përplasjet Basha-Berisha.
Në studion e “7pa5”, Boçi theksoi se palët duhet të ulin emocionalitetet. Sipas tij, magjia e votës është ajo që zgjidh gjithçka.
Advertisement
“Rasti i Berishës e shpejtoi çështjen e mosbesimit në lidership. Magjia e votës është ajo që zgjidh gjithçka. T’i lëmë vlerësimet personele, se kemi dëgjuar shumë. Në fund fare ja sheshi ja mejdani. Unë këtë shoh zgjidhje në këtë situate”, theksoi Boçi.
Ai nënvizoi se Basha duhet të futet në garë e të marrë besimin e anëtarësisë.
Advertisement