Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 62-vjeçar pas denoncimit të prindërve të një minoreneje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Ç., 62 vjeç.
Advertisement
Kjo, pasi dyshohet se 62-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe. Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurori.