Një 59 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 14-vjeçare.
Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.h. 59 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Advertisement