Ngacmim seksual, dhunë ndaj ish të dashurës dhe përndjekje, 3 të arrestuar në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngacmim seksual, dhunë ndaj ish të dashurës dhe përndjekje, 3 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ra shtetasi J. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

Gjithashtu u arrestua shtetasi J. S., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur një 58-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy