Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar në normalizimin e situatës së krijuar nga zjarri i rënë në Qafë Hardhi në Shkodër.

Më datë 14.06.2024, rreth orës 19:00, në lagjen “Qafë Hardhi” të bashkisë Shkodër ka rënë zjarr  në tregun e rrobave të përdorura. Situata u vështirësua, pasi zjarri u afrua pranë banesave, banorët e të cilave janë evakuar.

Në vendngjarje kanë shkuar Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri i bashkisë Shkodër, Vau-Dejës dhe në ndihmë kanë ardhur nga MZSH e bashkive Vau-Dejës dhe Lezhë, si dhe 30 forca ushtarake me 1 automjet zjarrfikës, të cilët kanë vënë flakët nën kontroll dhe po punohet drejt normalizimit.

Ekipet janë duke punuar për të kontrolluar dhe shuar flakët, si dhe për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve”, njoftuan strukturat e Mbrojtjes Civile.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa në terren janë të gjitha strukturat, konkretisht 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari, 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër, 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës dhe 1 helikopter i ushtrisë./vizionplus.tv