Zbardhet axhenda e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ditën e hënë në Shqipëri.
Fillimisht, liderit turk do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama. Më pas, nga Rinasi, do të udhëtojë drejt Laçit, ku do të përurojë 524 apartamentet e reja të banimit që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor të vitit 2019.
Axhenda:
09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”
10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.
10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë
13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama
15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp
16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë
18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit