Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Bullgari, ku një autobus u përfshi në aksident dhe më pas shpërtheu në flakë e për pasojë 46 persona humbën jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë tejkalimi i shpejtësisë, ndërkohë që mendohet se drejtuesi ecte me shpejtësi mbi 100km/h.
Eksperti Bullgar, Vasko Pirgov që punon administrimin e rrugëve rajonale i ka thënë Televizionit Shtetëror Bullgar se autobusi që u aksidentua tragjikisht ka qenë duke lëvizuar me 100 km në orë.
Pirgov , inxhinier i motorëve shtoi se ka qenë gabim njerëzor aksidenti ku vdiqën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shkruan media bullgare 24chasa.
Ai ka thënë poashtu se ka arritur në vendin e aksidentit rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe se rruga ka qenë në gjendje perfekte, nga autobusi ka qenë duke rrjedhur nafta, kaldaja ka qenë duke punuar dhe se zjarri ka filluar nga pjesa e përparme.
Sipas policisë, drejtuesi i autobusit ka gabuar pasi po lëvizte në korsinë e djathtë, ndërkohë që ka pasur fërkim metal-metal që krijoi edhe zjarrin.