Duke filluar nga kjo e diel, 31 korrik, të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Italisë, do të bazohen në rregulla të reja të udhëtimit.
Në momentin e mbërritjes në territorin italian, do të duhet të deklarojnë vetëizolimin prej 5 ditësh në adresën ku do të qëndrojnë. Përjashtohen nga karantina kushdo që qëndron më pak se 5 ditë.
Njoftimi i plotë:
Ministria italiane e Shëndetësisë, në udhëzimin e saj të fundit, ka bërë të ditur protokollin e ri të lëvizjes edhe për vendet e listës D, ku bën pjesë Shqipëria.
𝗞𝗮𝘁𝗲𝗴𝗼𝗿𝗶𝘁𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗮𝗿𝗮𝗻𝘁𝗶𝗻𝗮 𝗶 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗶 𝗻𝗲̈ 𝗹𝗶𝗻𝗸𝘂𝗻
https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja?fbclid=IwAR24wHVeg3ibjqUPqD_CP-a9nQePoL1TW1O7kLtPaD81zE9wqXioHeEFu-M
Me urdheresen e re te Ministrit te Shendetesise se Italise, Shqiperia qe nga 1 gushti 2021, kalon ne Listen D, qe do te thote eshte pjese e shteteve qytetaret e se ciles mund te udhetojne drejt Italise duke plotesuar sa vijon :
Lista D
1. Shqipëria, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Kanada, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Jordania, Libani, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Zelanda e Re, Katar, Mbretëria e Bashkuar e Anglisë dhe Irlandës së Veriut (përfshirë Gibilterra, Isola di Man, Isole del Canale dhe bazat britanike të ishullit të Qipros përjashtuar territoret që nuk i takojnë kontinentit europian), Republika e Koresë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Singapori, Amerika, Ukraina, Tajvani, Rajonet administrative speciale te Hong-Kongut dhe te Makaos”.
- Hyrja në territorin kombëtar e personave që kanë qëndruar apo kanë kaluar tranzit në një ose më shumë shtete ose territore të shteteve në paragrafin 1 në katërmbëdhjetë ditët e mëparshme, lejohet sipas kushteve të mëposhtme:
a. prezantimi ne momentin e imbarkimit të “Passenger Locator Form” në format elektronik duke e paraqitur nëpërmjet celularit ose kopje në letër të stampuar.
b. prezantimi në momentin e imbarkimit të certifikatës ku të ketë kryer në 72 orët para hyrjes në territorin kombëtar të testit molekular ose antigjen, kryer nëpërmjet tamponit me rezultat negativ. Kjo kohë është e reduktuar në 48 orë për shtetasit që hyjnë nga Mbretëria e Bashkuar e Anglisë dhe Irlandës së Veriut (përfshirë Gibilterra, Isole di Man, Isole del Canale dhe bazat angleze të ishullit të Qipros dhe përjashtohen territoret që nuk i përkasin kontinentit europian)
c. qëndrimi në vetëizolim në besim për pesë ditë në adresën e deklaruar në Passenger Locator Form dhe të një testi molekular ose antigjen, kryer nëpërmjet tamponit në fund të vetëizolimit në besim. - Personave që kanë qëndruar apo kaluar tranzit në katërmbedhjetë ditët paraardhëse në Kanada, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu u lejohet hyrja në territorin kombëtar sipas kushteve të mëposhtme:
- a) prezantimi në momentin e imbarkimit të Passenger Locator Form në format elektronik paraqitur nëpërmjet celularit ose kopje në letër të stampuar.
b) prezantimi në mjetin e udhëtimit në momentin e imbarkimit o çdonjërit i ngarkuar për të kryer kontrollet të një certifikate jeshile COVID-19 që do të thotë të Certifikatës së lëshuar nga autoritetet e shëndetit lokal pas vaksinimit e vlefshme nga Agjencia europiane për ilaçet (European Medicines Agency – EMA), të shërimit që do të thotë kryerjen në 48 orët para hyrjen në territorin kombëtar, të testit antigjen të shpejtë ose molekular me përgjigje negative ndaj SARS-Cov-2.
Këto certifikata janë të njohura si të barasvlershme me ato në nenin 9 paragrafi 2 germa a) dhe c) e dekretit –ligj 22 prill 2021, n. 52 dhe e Rregullave UE 2021/953 e 2021/954. Certifikatat në këtë artikull mund të tregohen në formë elektronike ose letër të stampuar.