Nga ‘roje’ i urës së Ibrit, te akuzat për vrasje: Kush është ‘Arkani i ri’ në Kosovë në listën e sanksioneve të DASH-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga ‘roje’ i urës së Ibrit, te akuzat për vrasje: Kush është ‘Arkani i ri’ në Kosovë në listën e sanksioneve të DASH-it

Veprimtaria kriminale e Zvonko Veselinoviçit është mjaft e pasur në dekadën e fundit, siç dëshmoi edhe një ditë më parë vendimi i Zyrës së Departamentit të Thesarit në SHBA për Kontrollin e Pasurive të Huaja, e cila sanksionoi për përfshirje në korrupsion dhe krimin e organizuar.

Por kush është në të vërtetë Zvonko Veselinoviç? A janë të vërteta lidhjet e tij me presidentin serb Alaksandar Vuçiç, përveç akuzave për marrëveshje me politikanët serb në Kosovë për të ndihmuar partitë e tyre që të fitojnë zgjedhjet përmes ryshfetit?

Edhe pse ngritja e tij në biznes është një temë e shpeshtë e kërkimeve gazetareske, fotografitë e tij nuk janë të lehta për t’u gjetur në publik.

Sipas mediave kosovare, të cilave i referohet BBC në versionin e gjuhës serbe, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar një fletë-arrest ndërkombëtar për Veselinoviçin për ngjarjet që pasuan ndërhyrjen e njësive speciale të Kosovës në vitin 2011.

Advertisement

Në atë kohë, serbët nga veriu i Kosovës ngritën barrikada në vendkalimet administrative për të penguar anëtarët e misionit EULEX të Bashkimit Evropian që sillnin atje doganierët shqiptarë.

Ka pasur disa përplasje me policinë, ndërsa gjatë një prej incidenteve, ka mbetur i vrarë një pjesëtar i Policisë Speciale të Kosovës.

Veselinoviç më pas u bë i njohur për publikun si organizator i barrikadave, dhe sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, u akuzua për një sërë krimesh, si dhe për udhëheqje të një grupi të organizuar kriminal.

Por si u bë Zvonko Veselinoviç, nga një prodhues vendas i xhamit nga Mitrovica, një nga personalitetet më të diskutueshme në Serbi?

Advertisement

Barrikada në vendkalime, kamionë në rrugë

Gjatë barrikadave në veri të Kosovës në vitin 2011, Veselinoviç u raportua në mediat e Beogradit si “Arkani i ri” dhe qendra joformale e pushtetit në veri të Kosovës.

Në atë kohë, ai zotëronte dy pika karburanti në atë pjesë të Kosovës dhe ishte i lidhur me kontrabandën e karburanteve.

Sipas hulumtimit të “Insajder”-it, kur serbët vendas ishin në barrikada për muaj të tërë, makinat, kamionët dhe ekskavatorët e Zvonko Veselinoviçit hapën rrugë të reja alternative në vijën administrative që përdoreshin për kontrabandën e mallrave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Advertisement

“Insajder”-i thekson gjithashtu se Veselinoviçi është një nga ata që u pasuruan falë vendimit të Qeverisë së Serbisë në vitin 2005 për heqjen e TVSH-së për të gjitha mallrat që shkojnë nga Serbia në Kosovë.

Sipas një hetimi të BIRN, thuhet se gjatë barrikadave në vitin 2011 dhe kryengritjes kundër autoriteteve të Prishtinës, Veselinoviç ka bashkëpunuar me njerëz të afërt me partitë shqiptare të Kosovës në pushtet për ndërtimin e një autostrade miliarda euro.

Në një nga intervistat e rralla për gazetën “Peçat” në vitin 2011, Veselinoviç deklaroi se “për të punojnë 30 kamionë” dhe mohoi të gjitha akuzat për kontrabandë.

“Nuk kam kontrabanduar asgjë, nuk kam bërë asnjë krim, kam bërë para në bazë të faktit se kemi pasur përfitime nga Republika e Serbisë, ajo që kemi importuar ka qenë pa TVSH dhe në një kohë pa akcizë. Kam luftuar për Serbinë dhe popullin serb”, – pati deklaruar ai.

Advertisement

Por Rrjeti i Hetimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK) ka publikuar një raport të BIA-s në të njëjtin vit, ku Veselinoviç u identifikua si kreu i një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës, kontrabandën e armëve dhe naftës dhe pastrimin e parave.

Në raport thuhet gjithashtu se në disa nga këto raste, ai ka bashkëpunuar me kriminelë nga Kosova.

Ai përmendet edhe në Librin e Bardhë të Krimit të Organizuar nga viti 2001, si organizator i një grupi që merret me vjedhje të rënda, konfiskim të automjeteve, zhvatje dhe falsifikim të dokumenteve në territorin e Mitrovicës së Kosovës.

Në hetim edhe për shpërdorim detyre

Advertisement

Kur ai u arrestua në Serbi në fund të vitit 2011, nuk ishte menjëherë e qartë nëse ishte me urdhër të KFOR-it për ngritjen e barrikadave apo për abuzimet për të cilat Serbia e akuzon.

Ai u akuzua së bashku me “kumbarin” e tij Milan Radoiçiç (nënkryetar i partisë kryesore serbe në Kosovë, Lista Serbe, edhe ky i sanksionuar nga DASH) dhe një person tjetër për përvetësim të paligjshëm të 32 kamionëve në pronësi të kompanisë “Hypo Alpe – Adria Leasing”, duke përfituar në mënyrë të paligjshme të paktën 237 milionë dinarë.

Veselinoviç më pas kaloi një vit në paraburgim dhe bashkëqytetarët e tij protestuan dhe kërkuan lirimin e tij.

Në mars të vitit 2016, Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm Veselinoviçin dhe Radoiçiçin.

Advertisement

Veselinoviç dhe Radojçiç janë edhe pronarë të kompanisë “Inkop” nga Ćuprija, e cila ka marrë punë fitimprurëse në ndërtimin e Korridorit 11 dhe selia e të cilës ka qenë e regjistruar në organet shtetërore.

Në përfundim të hetimeve, në 15 janari 2019, Veselinoviç është dënuar me dy vjet burgim. Në korrik të po atij viti, Gjykata e Apelit në Nish e ndryshoi auzën dhe e shpalli të pafajshëm.

Sipas “Insajder”-it, Veselinoviç dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë, dikur kanë qenë punonjës të Postës së Kosovës (PTK). Veselinoviç, në vitin 2007, i dorëzoi Postës së Kosovës një hapësirë ​​në Mitrovicë, ku ishte vendosur antena e rrjetit mobil të Kosovës.

Akuzat për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Advertisement

Sipas KRIK-ut, në prill të këtij viti, Prokuroria e Kosovës ka shtrirë hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, politikanit nga veriu i Kosovës, edhe për dy persona të tjerë – njëri prej të cilëve është Veselinoviç.

Ai përmendet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Prishtinë për përfshirje në vrasjen e zyrtarit të lartë serb në Kosovë. Së bashku me Milan Radojçiçin, ai u akuzua si lider i grupit kriminal për vrasjen e Ivanoviçit.

Zvonko Veselinoviç është arrestuar në disa raste për krime të ndryshme. Për herë të parë ka ndodhur në vitin 2003, në rrugën Rashkë-Kralevë, kur u ndalua me tre persona të tjerë. Në makinë u gjetën 3 kilogramë e 190 gramë heroinë, ndërsa vlera e drogës arrinte në 150 mijë euro.

Kush ka foto me Veselinoviçin?

Advertisement

Kur është fjala për botën e politikës, dihet se Veselinoviç ka pasur marrëdhënie të mira me politikanin Borisllav Peleviç.

Mediat raportojnë se në shtator të vitit 2000, Veselinoviç dyshohet se ishte në mesin e njerëzve që mbrojtën Vojisllav Koshtunicën, kandidatin e atëhershëm për president, nga mbështetësit e Sllobodan Millosheviçit gjatë një mitingu parazgjedhor në Kosovë.

Mirëpo, Veselinoviç ka thënë se në kohën kur janë publikuar auzat ndaj tij, i ka telefonuar nënkryetari i atëhershëm i Partisë Progresive Serbe, aktualisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Më ka habitur telefonata e Aleksandër Vuçiçit, ai personalisht më telefonoi dhe më tha se si parti më mbëstesin”, – tha Veselinoviç.

Advertisement

Përkrahja e partisë nuk kishte pësuar rënie, kur gazetarët e KRIK-ut publikuan një fotografi të Veselinoviçit dhe Andrej Vuçiçit, vëllait të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Kryetari i SNS-së, por edhe zyrtarë të tjerë partiakë, kanë thënë se kanë edhe fotografi me Veselinoviçin dhe se në këtë nuk ka asgjë kontestuese.

Si u përshkrua si trim nga Ivanoviçi!

Në vendlindjen e tij, ai u dallua në vitin 1999 si një nga rojet e urës në Ibër, e cila ndan Mitrovicën në pjesë jugore shqiptare dhe veriore serbe.

Advertisement

Për aktivitetet e tij, kishte folur asokohe edhe Oliver Ivanoviç (ku mes të akuzuarve për vrasjen e tij është pikërisht edhe Veselinoviçi), një nga liderët politikë të serbëve nga Kosova, i vrarë në janar të vitit 2018.

“Ai ishte 18 ose 19 vjeç në atë kohë. Ai ishte një djalë mjaft i guximshëm dhe u dallua në disa raste me shfaqje shumë të përzemërta kur duhej. Ai thjesht nuk kishte frikë nga shqiptarët apo xhandarmëria”, – tha Ivanoviç në një intervistë. me televizionin B92 në vitin 2012, më pas si sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovë e Metohi.

Veselinoviç është 41 vjeç. Ai ka lindur më 30 dhjetor të vitit 1980 në Mitrovicë, nuk dihet se çfarë shkollimi ka, por dihet se e ka trashëguar biznesin familjar të prodhimit të xhamave.(SI)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy