Në natën e ndërrimit të viteve Vlorijan Halili dha një intervistë ekskluzive për emisionin “Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus, gjatë së cilës gatoi së bashku me moderatoren Evi Reçi duke dhuruar një atmosferë shumë festive. Krahas kësaj ai tregoi edhe ndryshimet më të mëdha të jetës së tij në jetën profesionale, por edhe atë personale. Vlorijani zbuloi për herë të parë se I ka dhënë fund bashkëpunimit me ‘Prive’.
“Shumë ndryshime ka. Në Klan Kosova, ai kapitull i jetës sime u mbyll në 2021. E dyta, po fillon diçka e re. Dua të theksoj për të gjithë ata që shohin këtë emision është që gjithmonë unë dhe ‘Prive’ – ja kemi pasur dhe do të kemi marrëdhënie të mirë. Asgjë e keqe mes nesh nuk ka ndodhur që unë të ndahem nga ‘Prive’ – ja, nga shtëpia që jam rritur në një formë ose tjetër se I kam pasur 17 vite kur kam hyrë aty”, u shpreh ai.
I pyetur më tej për atë që e çoi drejt këtij vendimi ai tha: “Ka vazhduar shumë mirë, por thjesht erdhi një moment I caktuar që , nuk po them u harxhobva ose u shterova, por thjesht 11 vjet fytyrat e njëjta publike, të njëjtat gjëra, I njëjti format dhe në një formë ose tjetër erdhi koha ta mbyllja.
Hala ka oferta që po marr, por nuk dua të vendos shpejt. Dua të kem pak pauzë. Ka shumë lezet të rri, të mos kem probleme, të pi verë…”
Në lidhje me marrëdhënien me Liberta Spahiun ai theksoi me bindje se marrëdhënia e tyre mbetet e njëjtë.
“Me Libertën besoj se me të deri në frymën e fundit do jemi dy shokë. Vazhdojmë të jemi shokë shumë të mirë. Jemi në gjendje të rrimë 24/7. Shoqëria jonë mbetet e njëjtë.”
Ndër të tjera, Vlorijan Halili zbuloi edhe detaje nga jeta e tij personale dhe Parisi është synimi I tij I radhës.
“Kush vetes ia kam vendosur: Parisin për një arsye të veçantë. Po presim, por presim vitin e ardhshëm që të stabilizohem me veten emocionalisht edhe financiarisht, edhe në të gjitha format e mundshme. Pastaj aeroplani I parë që fluturon prej Parisit edhe mos të më kthejë deri në 2028 për të mos parë askënd”, përfundoi gazetari Halili.