Nga njohja në rrjetet sociale, te ardhja e vajzës nga Brazili në Tiranë/ Si e shantazhoi i riu 19-vjeçaren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga njohja në rrjetet sociale, te ardhja e vajzës nga Brazili në Tiranë/ Si e shantazhoi i riu 19-vjeçaren

Të tjera detaje dalin në lidhje me arrestimin e 29-vjeçarit Eraldo Dervishi, i cili shantazhonte me disa video komprometuese një vajzë nga Brazili.

 

Mësohet se riu dhe 19-vjeçarja nga Brazili ishin njohur përmes rrjeteve sociale dhe më pas vajza kishte vendosur që të vinte në Shqipëri që ta takonte djalin. Pas kësaj njohje, e reja nisi që t’i dërgonte video intime 29-vjeçarit, ndërsa ky i fundit e shantazhoi atë.

 

Advertisement

Dervishi i kishte marrë vajzës pasaportën, ndërsa në këmbim të saj i kërkonte që t’i jepte një shumë lekësh. Duke qenë në këtë situatë, vajza i është drejtuar policisë, ku ka bërë denoncimin për rastin në fjalë dhe ka rrëfyer historinë e shantazhi.

 

Duke qenë që nuk njiheshin mirë, pasi kishin folur përmes rrjeteve sociale, e reja ka treguar emrin e djalit, por edhe numrin e tij të telefonit, ndërsa më pas policia ka bërë identifikimin dhe arrestimin e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy