Në emisionin Vizion i Pasdites, me moderatore Evi Reçin, është diskutuar një temë mjaft interesante për të gjitha nënat shtatzëna që ka të bëjë me mitet e shtatzëninë deri në evolimin e shkencës.
Gjatë bisedës në studio nuk kanë munguar as këshillat për ushqimet që duhet të konsumohen, ato që duhet t’i evitojnë gratë shtatzëna dhe pse lyerja e flokëve gjatë kësaj periudhe është e dëmshme.
Mjeku Ylli Merja është shprehur në studio se tek nënat me fëmijë është vënë re një problematikë siç është kequshqyerja, ushqimi me produkte të ngopura me hormone.
” Kur bebja ka filluar të jetë 5-6 javëshe deri në 3 vjeç shfaqen disa njolla, disa ashpërsime të lëkurës që kanë lidhje patjetër me ushqimin e nënës gjatë shtatzënisë, por njëkohësisht ndikon për keq edhe përdorimi i kimikateve për ngjyrën e flokëve dhe trajtimi i tyre me kimikate të ndryshme.
Këto kimikate hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe japin ndikime negative. Ndaj zonjat shtatzane duhet të ushqehen sa më mirë, të mos pinë duhan, alkool”, u shpreh mjeku popullor.
Ndërsa gjinekologia Mimoza Keta u shpreh se lyerja e flokëve nuk rekomandohet në tremujorin e parë sepse formohen të gjitha organet e bebit. Ja ushqimet që rekomandon:
“Nëse kemi sasi të mëdha të aluminit dhe të mërkurit në gjakun e nënës, mundet që fëmija të lindi autik. Prandaj, jo se nuk rekomandohet përdorimin i produkteve të detit për shtatzënat, peshqit e vjetër mund të përdoren dhe 2 herë në javë, por pa lëkurë, sepse ajo e mban mërkurin dhe të mos mblidhen me alumin.
Të gjitha të gjelbërtat kanë klorofil dhe janë të mbushura me vitamina dhe mund të përdoren, majdanozi, kopra, lulelakra, brokoli etj. Produktet e stinës, pjeshkët, rrushi, shalqini mund të rekomandohen”, u shpreh Keta.