Shefja e Spitalit Infektiv, i kthyer tashmë në Covid-1, Najada Çomo është personi i parë që është vaksinuar ndaj Covid-19. Ashtu sic pritej, ka nisur vaksinimi ndaj Covid -19 në Shqipëri. Të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit. Kryeministri Edi Rama tha pak më parë, se janë 975 doza vaksinat e para që kanë mbërritur në vendin tonë, nga një vend i BE-së. Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin “Air Albania’’.

Të ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, inxhinieri Arben Meçe është përplasur me prof. Gazmend Koduzi lidhur me transparencën e munguar mbi marrjen e vaksinës.

Arben Meçe: Gjithë bota po përdor Pfizer, ti thua është i pasigurtë në Shqipëri. Nuk shkon!

Gazmend Koduzi: Mos deformo fjalë, s’kam thënë ashtu! Thashë ka ardhur në mënyrë jo transparente dhe kryeministri duhet të bëjë transparencë. Transparenca i shërben besimit të ndërsjelltë midis shtetit dhe qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arben Meçe: E nxjerr nesër se ka strategjinë e vet dhe ai.

Gazmend Koduzi: Po, jo or zotëri jo, se nuk është lojë shëndeti i qytetarëve