Policia e Durrësit vazhdon hetimet për identifikimin e autorëve që vranë mbrëmjen e te merkures Arben Mërkurin (Ismaili).
Deri tani dihet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri automatik dhe janë larguar me fuoristradë Mercerdes Benz gri me targë AB 128.
Viktima, 48 vjeç njihej si person me precedent penal, ku së fundmi mësohet se ai është dënuar në Itali për trafik droge.
Po ashtu ai dyshohet si person i përfshirë në vrasjen e Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj 4 vite më parë.
Arben Merkuri akuzohet edhe për krime kundër personit, ndërkohë që ka qenë person i shoqëruar si i dyshuar për dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri.
Viktima ishte pronar i një sërë biznesesh në zonën e Sukthit. Policia po heton për momentin rreth dy pistave, për prishje të pazareve të drogës dhe larje hesapesh.